
Rama: Mijëra zemra do të bashkohen më 17 tetor për të kërkuar njëzëri DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARËT
13 tetor 2025
| 21:23
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe ka paralajmëruar bashkimin e shqiptarëve nga të gjitha trojet në protestën e 17 tetorit, që do të mbahet në orën 17:00, në kërkim të “DREJTËSISË PËR ÇLIRIMTARËT” – për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.
“Me kënaqësi dhe i nderuar t’u bindem organizatorëve për ta postuar këtë ftesë-thirrje”
LIRIA KA EMËR
Nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare — mijëra zemra do të bashkohen këtë të premte, më 17 tetor, ora 17:00, për të kërkuar njëzëri DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARËT”