Rama në Izrael, takim kokë më kokë me Netanyahun

25 janar 2026 | 13:18

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë një vizitë pune në Izrael, më 25–27 janar, me rastin e pjesëmarrjes së tij në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.

Në këtë vizitë, shefi i qeverisë shqiptare do të shoqërohet nga delegacioni shqiptar dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Ditën e hënë, më 26 janar, ora 11:00 – 12:30, Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili do të pasohet nga takimi mes dy delegacioneve, në përfundim të të cilit do të ketë edhe deklaratë për shtyp.

Në orën 17:15, do të zhvillohet një pritje zyrtare në nder të kryeministrit Rama, me pjesëmarrjen e ambasadorëve dhe të ftuarve të posaçëm, në Jerusalem Hall të Knessetit.

Ndërsa, Linda Rama do të ketë një takim të veçantë me gratë parlamentare.
/TopChannel

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atleti më i shpejtë i të gjitha kohëve dhe tetë…