
Rama në Romë: Përkrah partnerëve evropianë sa herë që Ukraina ka nevojë për ne
“Kemi qenë dhe do të jemi përkrah Italisë dhe partnerëve tanë evropianë në këtë përpjekje sa herë që Ukraina ka nevojë për ne”, deklaroi të enjten në Romë, kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës.
“Roma është një vend i sigurt. Tani për tani nuk ka më vend më të sigurt se Italia, me protokollet e saj të ndryshme të sigurisë. Mendoj se edhe Volodymyr Zelensky e shijoi kontaktet njerëzore në La Nuvola [ndërtesë në Romë për konferencat e rëndësishme ndërkombëtare], me truprojat, të cilët, mos më keqkuptoni, janë të padobishëm sot sepse ne ndihemi të sigurt”, tha Edi Rama më 10 korrik.
“Shqipëria ka mobilizuar shumë burime për Kievin, ndërsa me kemi qenë dhe do të jemi përkrah Italisë dhe partnerëve tanë evropianë në këtë përpjekje sa herë që Ukraina ka nevojë për ne. Ne do të jemi në krahun e tyre dhe në krahun tuaj”, shtoi ai.
“Paqja duhet të jetë gjithmonë në krye të mendimeve dhe shpresave tona dhe ajo nuk mund t’i ndajë shoqëritë tona”, theksoi Rama, raporton Atsh.
“Nuk duhet të lejojmë askënd jashtë kufijve demokratikë të Evropës të na japë leksione”, theksoi ai.