
Rama në Spanjë, takohet me Sekretarët e Shtetit për Evropën
04 tetor 2021
| 11:45
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar sot drejt Spanjës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka shkruar se është takuar me Sekretarët e Shtetit për Evropën e për Tregtinë, Industrinë dhe Turizmin në presidencën e Dhomave të Tregtisë dhe Korporatës së Sipërmarrësve.
“Madrid, Spanjë – Takim me Sekretarët e Shtetit për Europën e për Tregtinë, Industrinë dhe Turizmin në presidencën e Dhomave të Tregtisë dhe Korporatës së Sipërmarrësve (CEOE)”, ka shkruar Rama.