Rama pritet nga Papa në Vatikan, diskutojnë për Shqipërinë dhe situatën në Ballkan
Papa Leoni XIV ka pritur në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Takimi ndërmjet Papës dhe Edi Ramës është zhvilluar të enjten në Pallatin Apostolik në Vatikan. Më pas ata kanë biseduar në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit, ku ndër temat ishin situata në Ballkan dhe rruga drejt integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Në bisedimet e përzemërta, është thënë në një njoftim të Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë është vënë në dukje marrëdhënia e mirë ekzistuese ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë dhe janë trajtuar tema me interes të përbashkët që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet bashkësisë kishtare dhe asaj civile.
Ndër temat në qendër të bisedimeve ishin edhe çështjet kryesore rajonale, “përfshirë situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian”.



