Rama: Rruga “Adem Ramadani” hapet nesër, për punën e tunelit e nënkalimit po bllokohemi nga Qeveria

04 maj 2025 | 16:40

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se rruga “Adem Ramadani”, e cila është mbyllur këtë fundjavë për shkak të punimeve, do të hapet nesër.

Rama theksoi se projekti për rivitalizimin e zonës, që përfshin ndërtimin e një tuneli dhe nënkalimi që lidh sheshin “Nëna Terezë” me Prishtinën e vjetër, është penguar nga institucionet qeveritare për shkak të mundësisë së gjetjes së objekteve parahistorike.

“E kam treguar edhe dje që rruga “Adem Ramadani”, rivitalizimi për fat të keq ne jemi të bllokuar për të kryer punën tonë, të cilën e kemi buxhetuar dhe jemi duke e shtyrë përpara punën e tunelit dhe nënkalimit, i cili do të lidhte sheshin “Nëna Terezë”, me Prishtinën e vjetër do të krijonte një zonë fantastike që do të tregonte të gjitha në pah ndërtesat me karakter monumental tradicional dhe historik të vendit tonë por ja që bllokohemi nga institucionet qeveritare, duke u thirrë se mundemi me gjetë diçka parahistorike aty”, njoftoi Rama.

Ai tha se përkundër këtyre sfidave, puna do të përfundojë sot dhe rruga do të jetë e hapur për qarkullim.

“Do ta zhvillonte ekonominë tonë, turizmin dhe trashëgiminë, por ja që kemi të bëjmë me bllokues për fat të keq dhe jemi detyruar derisa të ballafaqohemi me këto institucione në aspektin ligjor që ta rivitalizojmë këtë pjesë. Puna do të përfundojë sot dhe do të jetë e hapur për qytetarët e kryeqytetit”, theksoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona kanë vdekur dhe 31 të tjerë janë lënduar…