Rama: Taksa 100 për qind është kundërpërgjigje politike ndaj Serbisë

26 nëntor 2018 | 10:55

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mbledhjen e përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet në qytetin e Pejës, ka thënë se duhet të shkojnë drejt një unifikimi doganor mes dy shteteve.

Ai ka folur edhe për taksën 100 për qind që Kosova ka vendosur ndaj produkteve të Serbisë.
Kryeministri Rama ka thënë se taksa prej 100 për qind është një kundërpërgjigje politike.

“Tarifa është një vendim irracional në kushte normale. Kush e sheh tarifën 100 si aspekt ekonomik atëherë gabon, por kjo tarifë është si kundërpërgjigje politike”, ka thënë ai.

Ai ka pohuar se ky vendim është irracional në kushte normale.

Madje në lidhje me këtë vendim Rama ka përdorur edhe frazën e njohur “What the fuck?”.

“Tarifa 100 për qind është reagim politik ndaj sjelljeve të Serbisë ndaj Kosovës. Ndërsa ndaj politikave serbe ‘What the fuck’ do thuhej në gjuhën e Parlamentit Europian”, ka thënë kryeministri Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendërmbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, e ka lavdëruar bashkëlojtarin e…