
Rama, thirrje qytetarëve për të votuar: Është detyrë qytetare dhe patriotike
11 maj 2025
| 15:31
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë.
Ai ka thënë se votimi është detyrë patriotike e çdo votuesi shqiptar.
“Jemi live nga komanda e përgjithshme, ku mblidhen të gjitha të dhënat e ecurisë të procesit dhe përfitoj nga rasti të gjithëve që nuk kanë shkuar ende të votojnë, të shkojnë të votojnë, e domosdoshme që vota të hidhet, të mblidhet, të numërohet dhe ti që mund të votosh të mos mungosh, një detyrë qytetare, shoqërore, patriotike, votoni, votoni me qetësi pak durim dhe bindjet tuaja votoni”, ka thënë Rama.