Ramadani, Bislimit: Për çfarë po shkon në dialog me Serbinë? S’ke legjitimitet dhe s’mund të flasësh në emër të Kosovës

02 qershor 2025 | 16:13

Burim Ramadani, njohës i çështjeve të sigurisë, e ka pyetur zëvendëskryeministrin në detyrë të Kosovës, Besnik Bislimi se çfarë përfaqëson ai në dialog.

Ai ka thënë se zëvendësi i Albin Kurtit nuk ka “legjitimitet politik e qytetar”.

“Besnik Bislimi, çka përfaqëson ti në Dialog me Serbinë? Nuk ke legjitimitet politik e qytetar. Qeveria ka përfunduar mandatin (siç e ka përsëritur shumë herë z. Kurti kur janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve)”.

“Ti as nuk ke garuar për deputet. Asnjë votë nuk e ke dhe aktualisht shërben në një strukturë që e ka përfunduar mandatin. Apo, siç ju referohet BE—ja ‘outgoing Government’. Dmth qeveri në largim. Për çfarë po shkon në dialog? Çfarë obligimesh ke(ni)?”.

“Rri në Prishtinë zotëri ose shëtit kah të duash (çështje e jotja!), por mos shko në emër të Kosovës në dialog me Serbinë! S’ke as legjitimitet e as legalitet. Thjesht, nuk mund të flasësh në emër të Kosovës!”, ka shkruar Ramadani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar për një “rritje të konsiderueshme…