Ramadani: Nuk kemi çfarë të humbim në ndeshjen me FCSB

14 gusht 2025 | 11:36

Trajneri i Dritës, Zekerija Ramadani, ka thënë se Drita nuk ka çfarë të humbasë në ndeshje me FCSB.

Ai ka folur para mediave një ditë ndeshjes së kthimit në raundin e tretë kualifikues të Europa League kundër gjigantit rumun FCSB.

Përballja do të zhvillohet të enjten në “Fadil Vokrri”.

Pas humbjes 3-2 në Bukuresht, Ramadani ka premtuar një lojë agresive dhe pa kompromis. “Pritet ndeshje agresive nga ana jonë, nuk kemi çfarë të humbim. Duhet të japim gjithçka dhe jam i bindur që nuk do të përsërisim gabimet nga ndeshja e parë. Brenda fushës, zero respekt, sepse qëllimi është të kalojmë raundin”, ka thënë ai.

Tekniku shqiptar e ka pranuar se humbja në ndeshjen e parë kishte ndodhur pjesërisht për shkak të mungesës së përvojës dhe disa gabimeve taktike, por ka theksuar forcën psikologjike të ekipit. “Besoj që kemi marrë mësim që nuk duhet të dorëzohemi as kur jemi duke humbur. Kemi analizuar gjithçka dhe do të përmirësojmë gabimet”, është shprehur ai.

Ramadani ka vlerësuar organizimin e FCSB-së, por ka kujtuar se mungesa e numrit 10 të tyre mund të jetë një plus për Dritën.

“Në Bukuresht, numri 10 ka qenë më i miri, por nesër mungon. Si skuadër ata janë shumë të organizuar, por ne do të bëjmë gjithçka për ta kaluar këtë pengesë”, ka thënë tai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur Qeveria e Kosovës premtoi, para më shumë se katër…