
Ramadani nuk largohet nga Lecce
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani do të jetë pjesë e skuadrës së Lecces edhe për sezonin e ri.
Mësohet se Ramadani ka vendosur të qëndroj tek ekipi italian dhe mos të marrë parasysh ofertat e skuadrave tjera, të cilat nuk i kanë munguar.
Së fundmi, Ramadani ka refuzuar ofertës e ekipit Al-Ain që i kishte ofruar pagë mbi një milionë euro për t’u transferuar në Lindjen e Mesme.
Edhe tek Lecce janë të kënaqur me qëndrimin e Ramadanit, i cili pritet të jetë pjesë e rëndësishme e ekipit që në sezonin e ri do të drejtohet nga Eusebio Di Francesco.
29-vjeçari ka kontratë me Leccen deri në vitin 2026 kurse ka opsionin e rinovimit edhe për vitin 2027.
Ramadani është pjesë e Lecces prej vitit 2023 kurse në Serie A të Italisë ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 1 asistim në 63 ndeshje të luajtura në total.