Ramadani: Përzgjedhja në formacion ishte e gabuar

14 shtator 2022 | 17:24

Drita e ka fituar derbin numër 41 të Anamoravës kundër Gjilanit me rezultat të thellë 4:1.

Kryetrajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani është shprehur i zhgënjyer pas derbit duke thënë se nuk funksionoi asgjë për skuadrën e tij.

“Mendoj që ndjenjat psikologjike te lojtarët nuk janë në nivelin e duhur. Sot nuk ishim në asnjë element të mirë. Gjithçka ishte gabim. Duke filluar nga unë. Përzgjedhja në formacion ishte e gabuar. Qasja duhet të jetë më e lartë. Çdo humbje ka ngarkesën e vetë. Humbja në derbi është ngarkesë më e lartë. Orari në masakroi neve. Luajmë sërish pas dy ditësh”, tha Ramadani për ArtSport.

Me këtë fitore, Drita ngritët në pozitën e parë me 14 pikë, aq sa ka edhe Gjilani që tani bie në vendin e dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u thirrur në një vendim për konkursin në MPJ,…