Ramaj nuk ka vend në Dortmund, ja ku pritet të huazohet

23 korrik 2025 | 16:50

Pas huazimit te Copenhageni sezonin e shkuar, portieri Diant Ramaj pritet të huazohet edhe për sezonin 2025/26 nga Borussia Dortmundi.

Ramaj muajin e shkuar është kthyer te Dortmundi pas huazimit që zgjati katër muaj te Copenhageni, ku tregoi paraqitje të mira dhe fitoi titullin e kampionit të Danimarkës.

Me t’u kthyer te Dortmundi, portieri 23-vjeçar ka paralajmëruar klubin se nuk e pranon rolin e rezervistit dhe për këtë arsye do të huazohet sërish.

Ai pritet të huazohet për një vit te Heidenheimi, skuadra tjetër nga Bundesliga që ka shprehur interesim për shërbimet e tij. Ramaj në fillim të këtij viti iu bashkua Dortmundi nga Ajaxi dhe me ekipin gjerman ka kontratë deri në vitin 2029.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vendimit të FIFA-s për ta dënuar Federatën Shqiptare të…