RAMIZ CERNICA NË MBROJTJE TË VENDIMEVE TË BUJANIT
Ismet Sylejmani
Më 2 Janar 1944 i ka përfunduar punimet Konferenca e Bujanit, e njohur në histori si ngjarja e madhe e cila vendosi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë!
Në Konferencën e Bujanit, është nënshkruar rezoluta historike, e cila Kosovës ia njihte të drejten e vetëvendosjes deri në shkëputje, e drejtë kjo, që shprehte dëshirën e popullit shqiptar të Kosovës, për bashkim me Shqipërinë Nënë!
Mbledhja historike e Konferencës së Bujanit u mbajt në kullën e patriotit Sali Mani të fisit të Krasniqes në Dukagjin të Malsisë së Tropojës!
Me 2 Janar 1943, Konferenca e Bujanit doli me një dokument përfundimtar, me rezolutë të miratuar në konferencë, ku thuhej: Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është krahinë e banuar me shumicë nga populli shqiptar, i cili, si gjithmonë, ashtu edhe sot, dëshiron të bashkohet me Shqipërinë.
“….në rezolutë theksohej se lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë kundër okupatorit nazist e rrogëtarëve të tij, është e vetmja rrugë për ta fituar lirinë, në të cilën të gjithë popujt, pra edhe populli shqiptar, do të kenë mundësi të vendos me të drejtën e vetëvendosjes deri në shkëputje…”!
Dokumentet e kohës në mes tjerash flasin edhe për këto konstatime të rezolucioneve të Konferencës së Bujanit:
“…Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është një anë, e cila popullohet në pjesën më të madhe nga popullsia shqiptare, e cila, si gjithmonë, dëshiron edhe sot të bashkohet me Shqipërinë. Prandaj, e ndiejmë për detyrë ta vëmë në dukje rrugën e vërtet në të cilën duhet të ecë populli shqiptarë për të realizuar aspiratat e veta.Rruga e vetme për t’u bashkuar me Shqipërinë, për shqiptarët e Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit, është lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë…”!
Platformen e Konfernecës së Bujanit e mbrojti Heroi i Kuvendit te Kosovës ne Prizren, Deputeti i popullit shqiptar Ramiz Cernica, i cili në fjalimin e Tij në mes tjerash ka deklaruar: “…unë jam për t’iu bashkuar Kosova Shqipërisë, sepse me këtë po shpreh dëshirën e popullit! Kjo dëshirë e popullit për bashkim me Shqipërinë është shprehur e shkruar edhe në Rezolutën e Konferencës së Bujanit…”!
Realitet praktik atë Platformë e ato Rezolucione liridashëse e çlirimtare të Bujanit të Malsisë së Gjakovës në Krahinën e Tropojës, i bëri lufta heroike dhe historike e të famshmes Ushtria Çlirimtare të Kosovës, e cila e ndihmur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e çliroi Kosovën nga Serbia pushtuese!
Tribuni i Kombit Ramiz Cernica mbetet mbrojtësi më i madh i vendimeve të Konferencës se Bujanit, për bashkim të Kosovës me Shqipërinë!
Prishtinë, 2 Janar 2026!



