
Ramiz Lladrovci falënderon qytetarët për mijëra mesazhe dhe telefonata përkrahëse
Ramiz Lladrovci ka falënderuar qytetarët, miqtë, dashamirët dhe përkrahësit për mijëra mesazhe dhe telefonata përkrahëse që ka marrë, pas vendimit të Kryesisë së PDK-së, rreth kandidaturës së tij.
“Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë dhe konsideratën për të gjithë, në pamundësi veç e veç t’ju përgjigjem ndaj mesazheve në të gjitha rrjetet sociale dhe telefonatat. Në veçanti shpreh keqardhje për mosmundësi t’i përgjigjem mediave të cilat kanë ndjekur punën time ndër vite. E kam ditur se puna ime me përkushtim, sinqeriteti dhe vendosmëria për qeverisjen shembullore dhe me duar të pastra, pa iu nënshtruar keqbërësve e merr përkrahjen dhe simpatinë jo vetëm nga qytetarët e komunës së Drenasit por gjithandej trojeve shqiptare. Faleminderit, bashkë, vazhdojmë, +4!”, ka shkruar Lladrovci në “Facebook”.