Ramiz Lladrovci mbështet 83-shin e PDK-së, Selver Xhelilin
20 dhjetor 2025
| 21:42
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i ka dal në mbeshtetje kandidatit anamoravas për deputet, Selver Xhelilit.
“Rruga e suksesit është rezultat që vjen për ata që kanë shumë përkushtim dhe vizion të qartë për qëllimin, Selveri meriton të jetë deputet krenar në Parlamentin e Kosovës.
PDK ka qenë, është dhe mbetet boshti kurrizor i shtetit, shtetësisë dhe veprave të mëdha. Është parti e të gjithë atyre që japin dhe kontribuojnë për fuqizimin e Kosovës.
Në këto zgjedhje, Selver Xhelili ka numër 83, me vlerat e tij i duhen shtetit dhe shtetësisë, i duhen të ardhmes tonë.”, ka shkruar Lladrovci.
Bashkë. Përpara.
#130 PDK
#83 Selver Xhelili



