
Ramiz Rrusta i VV-së sfidon për kryetar të Klinës, Zenun Elezajn e AAK-së dhe Sokol Bashotën e PDK-së
Zgjedhjet lokale do të mbahen këtë vit më 12 tetor 2025. Partitë politike tashmë kanë nisur përgatitjet dhe diskutimet për kandidatët e tyre në komuna të ndryshme të vendit. Partitë poltike në komunën e Klinës, tashmë kanë bërë publike kandidaturat e Zenun Elezajt nga AAK dhe Sokol Bashotës nga PDK.
Në komunën e Klinës, burime të afërta me Vetëvendosjen bëjnë të ditur se kandidati i mundshëm për kryetar do të jetë Ramiz Rrusta. Nominimi i tij zyrtar pritet të ndodhë në fundjavën e ardhshme, në një ngjarje që do të organizohet në prezencën e Albin Kurtit.
Ramiz Rrusta vjen nga një familje e njohur dhe e respektuar në Klinë. Ai është i shkolluar dhe ka përvojë të mëparshme në pozita të ndryshme brenda administratës komunale. Burimet thonë se kandidatura e tij është duke u diskutuar brenda strukturave të VV-së dhe ka marrë përkrahje të gjerë nga baza lokale e partisë.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin zhvillimet në ditët në vijim, pasi partitë tjera gjithashtu pritet të zyrtarizojnë kandidatët e tyre për zgjedhjet e tetorit.