Ramosaj mirënjohës për mbështetjen që po ia japin qytetarët 

23 shtator 2025 | 22:22

Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që po ia japin qytetarët e kësaj komune.

Ai ka mbajtur sonte takim me banorët e fshatrave Dubovik e Llukë e Ulët.

“Ju jam mirënjohës qytetarëve të komunës tonë, për mbështetjen e jashtëzakonshme që po na japin gjithandej, në qytet e në fshatra!”.

“Këtë mbështetje e dëshmuan sonte edhe banorët e fshatrave Dubovik e Llukë e Ulët, për mua si kryetar dhe ndaj kandidates për Asamble, Yllka Berisha. Faleminderit nga zemra Dubovik! Faleminderit nga zemra Llukë e Ulët! Do të jemi bashkë gjithmonë!”, ka theksuar Ramosaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Muhamet Selmani,…