Ramush Haradinaj: Ditët e mira do të agojnë

11 dhjetor 2025 | 20:51

Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se kurrë nuk e ka humbur besimin e nuk është dorëzu “edhe në ditët më të rënda me bashkëluftëtarët”.

“Na kanë dhënë zemër, forcë e besim, familjet e tyre, populli që ishte me ne, kudo në frontet e luftës dikur”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

I njëjti shton se “na inkurajonin miqtë ndërkombëtarë, edhe në temat më të vështira kur po i krijonim themelet e shtetit të Kosovës”.

“Nuk e humbim kurrë besimin, sepse të sinqertë e kemi angazhimin.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Ditët e mira do të agojnë.
Kurrë se kam humbë besimin, e nuk jam dorëzu edhe në ditët më të rënda me bashkëluftëtarët.

Na kanë dhënë zemër, forcë e besim, familjet e tyre, populli që ishte me ne, kudo në frontet e luftës dikur.

Na inkurajonin miqtë ndërkombëtarë, edhe në temat më të vështira kur po i krijonim themelet e shtetit të Kosovës.

Nuk e humbim kurrë besimin, sepse të sinqertë e kemi angazhimin.

Nuk zbrapsemi, anipse ofendojnë e shpikin propagandë me synim me shkatërru gjithçka në kujtesë.

Ne luftuam për lirinë e fjalës, që operon në kritikë, këshillë e protestë. Mirëpo e keqperdorën deri në ekstrem rrugëtimin për një pushtet i cili po i dalldisë deri në çmenduri.

Por, ne do ta rrënojmë këtë shembull të keq. Me rrugën e demokracisë, me votën e popullit e cila e rikthen besimin tek zhvillimi.

Do të bëhemi krah njëri tjetrit.
Do t’ia kthejmë Kosovës miqtë.
Do ta rikthejmë shpresën për zhvillim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 67, Hisen Berisha,…