Ramush Haradinaj e shpall kandidaturën për President

12 gusht 2020 | 19:03

Kreu i AAK’së Ramush Haradinaj pas takimit të Këshillit Drejtues të AAK’së ka bërë me dije se partia e ka autorizuar që të zhvillojë negociata për zgjerimin e koalicionit aktual. Po ashtu kreu i AAK ka bërë me dije se ka ambicie të jetë President dhe se për të kjo është  “përgjegjësi e lartë dhe nder i veçantë”

Por, Haradinaj është kujdesur të thotë në postimin e tij se do të donte ta pasonte Thaçin vetëm pasi ky  ta përfundonte mandatin e jo si pasojë e largimit nga gjykata Speciale.

Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë” ka shkruar Haradinaj.

Ky pozicion i Haradinajt është bërë në kohën kur PDK po diskutohet se do të futet në Qeveri me ambicie po ashtu për postin e presidentit. Isa Muatafa ka kohë që nuk e ka përjashtuar mundësinë që ai personalisht të jetë President i ri pasi Thaçi të përfundojë mandatin.

Ndryshe kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj thotë se ka marrë besimin nga AAK’ja që të negociojë për rikonfigurimin e Qeverisë dhe për postin e Presidentit.

“Falënderoj Këshillin Drejtues, për besimin e tyre, për autorizimin që me dhanë, që në emër të Aleancës të zhvilloj bisedimet eventuale për rikonfigurimin e qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit. Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkampioni i Kosovës në futboll, Gjilani, ka njoftuar se nga…