Ramush Haradinaj shkon për ngushëllime te familja e Kaqusha Jasharit

08 maj 2025 | 16:53

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime tek familja Jashari, me rastin e ndarjes nga jeta të aktivistes politike, Kaqusha Jasharit.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se kujtimi për të do të jetojë gjithmonë me nderim e mirënjohje.“Për ngushëllime te familja Jashari, për të shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të aktivistes politike dhe deputetes së Parlamentit të Kosovës, Kaqusha Jasharit. Ajo, si një grua e fortë dhe e palëkundur, në momentet më të vështira e më vendimtare për vendin u bë zë i fuqishëm në mbrojtje të interesave të Kosovës. Kujtimi për të do të jetojë gjithmonë me nderim e mirënjohje. Gjithashtu, bashkë me kolegë, ndamë dhimbjen me familjen Vasolli pas ndarjes nga jeta të kryefamiljarit Ragipit. U prehtë në paqe”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i Forcës Paqembajtëse të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, do…