
Raporti 24-orësh i Prokurorit të Shtetit: 36 aktakuza kundër 42 personave
23 nëntor 2020
| 11:39
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se nga prokuroritë themelore janë ngritur 36 aktakuza, kundër 42 personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 13 persona të dyshuar.
Gjithashtu është paraqitur 1 kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve dhe 2 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 2 personave të dyshuar.