Raportohet se Arian Tahiri në Mitrovicë ka arritur marrëveshje edhe me AAK-në

03 nëntor 2025 | 11:22

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka arritur marrëveshje edhe me AAK-në për garën në balotazh.

Siç raporton “Mitropol”, marrëveshja për koalicion do të nënshkruhet sot (e hënë).

PDK-ja në Mitrovicë ka rritur koalicion edhe me LDK-në.

Në balotazhin e së dielës Tahiri do të përballet me Faton Pecin e LV-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…