
Raportohet se është goditur zona pranë reaktorit bërthamor iranian
19 qershor 2025
| 08:02
Një zonë pranë reaktorit kërkimor të ujit të rëndë në Khondab, i cili është pjesë e programit bërthamor të Iranit, është goditur nga Izraeli, sipas raportimeve të mediave lokale.
Më parë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit paralajmëruan njerëzit që jetojnë në qytetet Arak dhe Khondab, të cilat janë pranë reaktorit, të largohen për sigurinë e tyre, raporton BBC.
Në X, IDF u tha banorëve brenda një zone të caktuar të largohen nga zona “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Studentore Iraniane (ISNA), zyrtarët thonë se objekti u evakuua para sulmit dhe nuk ka rrezik rrezatimi.