Raportohet se Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares në LDK – ka kërkuar dorëheqjen e Abdixhikut

14 janar 2026 | 17:33

Në media është duke u raportuar se Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetares së partisë. Krahas dorëheqjes së saj po raportohet gjithashtu se ajo ka kërkuar edhe dorëheqjen edhe të kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Koha raportoi se Bajrami e ka prezantuar vendimin e saj në takimin joformal të strukturave drejtuese të LDK-së, që është mbajtur të martën pasdite.

Mediat kanë tentuar të kontaktojë Bajramin, si dhe zëdhënësin e LDK-së, Besian Mustafa, por kanë qenë të paqasshëm.

Kjo lëvizje e saj vjen pas rezultatit të dobët që kjo parti regjistroi në zgjedhjet e fundit.

Pas një takimi joformal që mbajtën dje disa nga figurat kryesore të LDK-së, kryetari Lumir Abdixhiku, tha se në Kuvendin e partisë do të dorëzojë dorëheqjen e tij, në rast se këtë ia pranojnë bashkëpartiakët e tij.

Derisa Bajrami para se të niste ky takim iu kishte thënë gazetarëve se qëndrimin e saj do ta paraqesë në takim dhe pas tij edhe për publikun. Sidoqoftë, deri tash Bajrami s’është deklaruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ethem Çeku Në këto ditë të ftohta të dimrit,…