Rasti Berisha dhe Kinolli, kur do të vendos Kushtetuesja për ankesën që mund ta rrezikoj Qeverinë Kurti?

26 mars 2023 | 21:37

Që nga 13 prilli i vitit 2021, Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë një vendim për rastin dyshues të manipulimit të votave që pretendohet se u bë përmes Listës Serbe në favor të partisë së Elbert Krasniqit.

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane dhe Albert Kinolli nga komuniteti rom janë duke pritur një përgjigje përfundimtare nga Kushtetuesja.

Vota e tyre mund të paraqes rrezik për institucionet e formuara. Qeverinë e Presidencën. Kjo gjykatë në shkurt të këtij viti ka kthyer një përgjigje për Gazetën Insajderi, por kur do të dalë me vendim, siç bëri në rastin e Ligjit për KPK-në?

Janë bërë pothuajse dy vite që Gjykata Kushtetuese nuk po iu kthen përgjigje dy ish-kandidatëve për deputetë nga radhët e komunitetit egjiptian e rom. Veton Berishës e Albert Kinollit.

Të njëjtit pas zgjedhjeve të 14 shkurtit të vitit 2021, ngritën pretendime për orkestrim të votave. Sipas tyre ky orkestrim ishte bërë nga ana e partisë së Elbert Krasniqit, aktualisht ministër i qeverisë Kurti në MAPL.

Në një intervistë për Indoks, Berisha pati hedhur dyshime se orkestrimi u krye me anë të votave të serbëve. I njëjti kishte pretenduar se zgjedhja e presidentes Vjosa Osmani ishte bërë nga dy vota ilegale.

Berisha akuzon se 2 deputetë janë ilegalë dhe Presidentja u zgjodh edhe me ato vota – a po rre1zikohet vendi nga zgjedhjet?

Berisha kishte deklaruar se për këtë gjë vendi mund të shkojë në zgjedhje dhe se kjo ishte një nga arsyet pse sipas tij, po neglizhohen nga Kushtetuesja.

Për të njëjtën çështje, nga Gjykata Kushtetuese i kanë thënë Gazetës Insajderi se kjo lëndë është duke u shqyrtuar.

“Si çdo kërkesë individuale, Gjykata është duke e trajtuar edhe këtë rast me seriozitetin dhe përkushtimin më të lartë, dhe për vendimmarrjen e saj do të njoftohen me kohë të gjitha palët dhe opinioni”, thuhet në përgjigjen e Kushtetueses.

Berisha po ashtu kishte dorëzuar ankesë edhe tek Avokati i Popullit për shkak, që siç tha ai me këto veprime të institucioneve ka elemente të shkeljeve të të drejtave të njeriut që janë bërë nga PZAP dhe Gjykata Supreme.

Për rastin e Berishës nga komuniteti egjiptian dhe Albert Kinollit nga komuniteti rom një opinion e ka dhënë edhe Avokati i Popullit, të publikuar në muajin gusht të vitit 2021.

“Avokati i Popullit konsideron se institucionet e Republikës së Kosovës duhet të jenë përgjegjëse dhe garantues për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në tërësi, duke respektuar plotësisht dhe pa dallim përcaktimet kushtetuese lidhur me të drejtat zgjedhore dhe të pjesëmarrjes”, thuhet në përfundimin e nxjerr nga Avokati i Popullit.

Kushtetuesja nuk po vendos pas manipulimit me vota nga Lista Serbe – a rrezikon rasti Berisha& Kinolli ta rrëzojë Qeverinë Kurti?

Kurti e Haxhiu nuk arrijnë ta kapin Këshillin Prokurorial, Kushtetuesja rrëzon ligjin që synonte kontroll politik mbi prokurorët

Më 24 mars të këtij viti Gjykata Kushtetuese e Kosovës e shpalli të pavlefshëm në tërësinë e tij Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Në korrik të vitit 2022, PDK dhe LDK e kishin dërguar për shqyrtim në Kushtetuese ndryshimet që ishin bërë në këtë ligj, pas dyshimeve se ato ishin në kundërshtim me Kushtetutën.

Sipas të njëjtës gjykatë, Ligji për KPK-në cenon pavarësinë kushtetuese të këtij këshilli.

“Gjykata njëzëri ka vendosur që të (i) deklarojë kërkesat e pranueshme dhe të konstatojë që: (ii) pika 1.3.2 e paragrafit 1 të nenit 6 dhe neni 8, përkatësisht neni 10/A i Ligjit të kontestuar, nuk janë në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], paragrafin 10 të nenit 65 [Kompetencat e Kuvendit] dhe nenin 132 [Roli dhe Kompetencat e Avokatit të Popullit] të Kushtetutës; (iii) paragrafi 2/a i nenit 13 të Ligjit të kontestuar nuk është në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit] dhe paragrafin 1 të nenit 110 [Këshilli Prokurorial i Kosovës] të Kushtetutës; (iv) paragrafi 5 i nenit 16 të Ligjit të kontestuar nuk është në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 24 [Barazia para Ligjit] të Kushtetutës; (v) neni 18, përkatësisht 23/A i Ligjit të kontestuar nuk është në përputhshmëri me nenet 32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës; (vi) paragrafi 3 i nenit 11 dhe neni 20 i Ligjit të kontestuar nuk janë në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 32 [E Drejta për Mjete Juridike], nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] dhe paragrafin 1 të nenit 110 [Këshilli Prokurorial i Kosovës] të Kushtetutës; dhe (vii) të shpallë të pavlefshëm, në tërësinë e tij, Ligjin nr.08/L-136 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Thelbi i pretendimeve të parashtruesve të kërkesave, të mbështetura edhe nga Këshilli Prokurorial, Oda e Avokatëve por, në esencë, edhe nga Avokati i Popullit sa i përket çështjeve që ndërlidhen me kompetencat e tij dhe të kundërshtuara nga Ministria e Drejtësisë, ndërlidhet me cenimin e pavarësisë kushtetuese të Këshillit Prokurorial”, thuhet tutje.

Pas këtij vendimi, partitë opozitare në Kosovë kanë kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

Kjo e fundit e ka kontestuar vendimin e gjykatës. Haxhiu deklaroi se kanë dashur reformimin e Këshillit Prokurorial “për të eleminuar grupet e interesit dhe ato të korporatizimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në përfundim të qëndrimit njëditor në Shqipëri, kryeministri Albin Kurti,…