Rasti në Pejë, Sveçla bën thirrje që infermieret të sillën para drejtësisë

02 nëntor 2022 | 15:58

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dënuar rastin e dhunës ndaj të moshuarës në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë nga infermieret.

Sveçla ka kërkuar që të gjithë bashkëfajtorët të sjellën para drejtësisë.

“Me shqetësim kemi parë të gjithë pamjet e keqtrajtimit të një gruaje të moshuar nga një grup vajzash, në një shtëpi të përkujdesjes së të moshuarve në Pejë. Veprime të tilla të dhunës janë të papranueshme kudo që ndodhin, por në veçanti janë më të rënda kur ndodhin brenda institucioneve që konsiderohen të ofrojnë ndihmë dhe përkujdesje. Nga Policia e Kosovës jam njoftuar që deri më tani janë arrestuar dy nga dhunueset dhe hetimet po vazhdojnë. Fuqishëm bëj thirrje për sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të implikuar në këtë akt çnjerëzor”, ka shkruar Sveçla në “Facebook”.

E tmerrshme: Infermierja në shtëpinë e pleqve e rrah një të moshuar (video)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, ka miratuar disa ndryshime të…