REAGIM DHE SQARIM PËR OPINIONIN PUBLK

14 shtator 12:00

Kush po i financon disa OJQ dhe organizatat të ndyshme që të mos të lejohen investimet në Energji në Kosovë por, vetëm të importohet?

Kompanit investuese që janë duke ndërtuar kapacitete të reja gjeneruese nga Burimet e Rinovueshme në Republikën e Kosovës, përkundër vështirësive të mëdha që janë duke ballafaquar në terene të vështira, edhe përkundër që janë të pajisura me të gjitha lejet dhe pëlqimet e nevojshme të lëshura nga institucionet e Republikës së Kosovës, kohëve të fundi apo tash e një vit në mënyrë të vazhdueshme janë bërë prej e qarqeve të ndyshme të cilat të vetëmin qëllim e kanë që t’i pengojnë investitorët vendor dhe të jashtëm në realizimin e projekteve të gjelbërta.

Që nga viti 2007 kur është nxjerr udhëzimi admnistrativ për caqet e BRE-ve për 10 vitet e ardhëshme, nga Minsitria e Energjetikës së Kosovës, janë bërë analiza, studime të ndyshme teknike, mjedisore dhe financiare nga kompanit e ndyshëme, me të vetmin qëllim që të investohet në Kosovë dhe të zhvillohet sektori i energjisë në Kosovë, dhe poashtu përmbushja e targetave të caktuara nga Komisioni Europian, që jan caktuar për të gjitha shtetet e rajonin përfshirë edhe Kosovën.

Që nga viti 2010, kompanit investuese vendore dhe të jashtme në tërë territorin e Kosovës në përputhje me legjislacionin e aplikueshëm në Kosovë i kanë bërë studimet e tyre publike transparente, janë pajisur me vendimi nga kuvendet komunale për zhvillim të projekteve të BRE-ve, janë mbajtur edhe debate publike për lëshimin e Pëlqimeve Mjedisore nga Ministria e Mjedisit, janë pajisur me Leje Ndërtimore dhe autorizime nga ZRrEja, ku i gjith procesi i kompletimit të dokumenteve ka zgjatur gati 3 vite.

Në vitin 2014, ka pasur edhe shkrime nga mediat dhe reagime edhe nga disa OJQ, dhe organizata tjera ku janë akuzuar edhe insitucionet relevante për pengesa buruktratike, dhe pengimin e lëshmit të lejeve përkatëse për zhvillimin e hidrocentraleve dhe projekteve tjera sipas burimit të BREve.

Kohët e fundit jemi dëshmitar që janë ndërtuar disa projekte, ku edhe disa prej tyre jane lëshuar në operim komercial, ndërsa shumica e tyre janë në faza të ndyshme të ndërtimit, ku përveq vështirësive në teren janë ballafaquar edhe në qasjen e kredive bankare, kur dihet se realizimi I këtyre projekteve bëhet përmes kredive bankare dhe kamatat për financimin e tyre kanë qenë dhe janë mjaft të larta.

Siq, po shifet nga disa oponent të ndyshëm po mendohet apo edhe po thuhet në mënyrë tendecioze dhe nuk po tregohet e vërteta se zhvillimi i këtyre projekteve është duke u bërë nga kapitali i vogël vetanak i kursimeve familjare dhe pjesa më e madhe është përmes kredive bankare, ku nga dita e marrjes së kredisë jemi të obliguar të pagujmë kestet ende pa filluar të gjenerojmë energji.

Përkudër këtyre problemeve, reagimet e shumëta përmes mediave dhe OJQ-ve, dhe qarqeve të ndyshme po shifemi si shkatrrues të ambientit dhe të lumejve, kur dihet se ne kalojmë përmes një site të shqyrtimit dhe pajisjes me lejet përkatëse, dhe derisa të finalizohen këto projekte duhet të kalojnë më shumë se 4 vite, dhe kthimi i investimeve nuk mund të bëhet brenda periudhës 10 vjeqare, e të gjitha këto nuk po analizohen ose ndoshta me qëllim të caktuar po tentohen të pengohen, të cilat siq duket janë të orkestruara nga qarqe të ndyshme.

Kohët e fundit kemi ndëgjuar se disa kompani të cilat operojnë në Serbi e të cilat merren me tregtim të energjisë elektrike e që operojnë edhe në Kosovë, janë duke lobuar përmes mekanizmave të ndyshëm brenda dhe jasht Kosovës, me të vetëmin qëllim që të pengohet zhvillimi i projekteve në Kosovë, dhe shtetin e Kosovës ta shëndrrojnë në një treg të konsumit nga jashtë, kur dihet se Kosova është duku u furnizuar nga Serbia tash e 20 vite, dhe kompanitë Serbe janë lider në shitjen e energjisë në Kosovë dhe fitimin e milionave e realizojnë në kurriz të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kompanit investuese vendore dhe të jashme janë duke vepruar dhe veprojmë në pajtim me tërë legjislacionin e aplikueshëm në Kosovë, askush deri më tani nuk është dëmtuar nga realizimi i këtyre projekteve, përkundrazi kanë përfituar dhe do të përfitojnë nga realizimi i këtyre projekteve.

Prandaj, konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, se i tërë ky proces është duke u realizuar në harmoni të plotë me procedurat ligjore që aplikohen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka…