Reagim i KMDLNj-së: Dhunim i të drejtave të njeriut në burgun e Hagës

05 shtator 2025 | 12:35

Reagim i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj)

Që nga koha e pandemisë, gjatë takimeve të shumta me avokatë dhe anëtarë të ekipeve mbrojtës si dhe me familjarë të pengjeve që po mbahen në Hagë, të gjithë shqiptarë dhe shtetas të Kosovës, KMDLNj ishte informuar se oficerë të burgut nuk kanë sjellje të mira me të paraburgosurit në ndërkohë që njëfarë John dallohej për arrogancën dhe kërcënimin ndaj pengjeve të Hagës.

Për atë fillimisht roje pastaj mbikëqyrës u mor vesh identiteti vetëm kur u paraqit si prokuror i Zyrës së Prokurorisë Speciale pranë Gjykatës Speciale Raciste në Hagë. Reagimin dhe kundërshtimin me shkrim e kishte bërë presidenti Thaçi por se nuk kishte një reflektim nga GJRS. KMDLNj ka reaguar shumë herë ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria por se institucionet e shtetit nuk kishin reaguar fare ndonëse i kishin në tavolinë problemet e identifikuara. Reagimi joeventual por i detyrueshëm i institucioneve të Kosovës në asnjë mënyrë nuk nënkupton ndërhyrje në pavarësinë e procesit gjyqësor por interesim për të drejtat e njeriut aq më parë që thuhet se GJSR është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës pasi është votuar në Kuvendin e Kosovës. Në GJSR në Hagë mund të gjeni shumëçka që identifikohet me Serbinë por asgjë që identifikohet me Kosovën. Që nga procesi i Nyrembergut e deri në ditët tona nuk ka proces të kësaj natyre me shkelje aq të rënda të drejtave të njeriut se tani në Hagë.

Të drejtat e tyre nuk i mbron as Komiteti për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit Degradues i Kombeve të Bashkuara, as Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në Gjenevë e as Avokati i Popullit i Holandës, i cili më shumë ngjason të jetë pjesë e stafit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar se që është i detyruar ta përmbushë mandatin si mbrojtës i të drejtave të njeriu të personave të privuar nga liria. Pengjet e Hagës janë nën mëshirën e kriminelëve juridikë që udhëhiqen nga gjyqtarja e Todor Zhivkovit të Bullgarisë komuniste, tash kryetare e GJSR dhe rrugaçëve që, në rrethana normale do të duhej të kujdesen për ta kurse, të papenguar nga askush dhe në një terr informativ ushtrojnë terror psiqik dhe kërcënojnë me dhunë fizike ndaj pengjeve, të gjithë shqiptarë dhe të gjithë shtetas të Kosovës. Me mosveprim apo me deklarata publike të dëmshme, ndihmesë të madhe GJSR i kanë dhënë Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, kundërshtarë të rreptë të pengjeve të Hagës dhe tifozë pasionantë për dënimin e tyre.

Këta do të mbahen mend si kontribuuesit më të mëdhenj të shkeljeve të drejtave të njeriut të pengjeve të Hagës. Në pamundësi të realizimit të drejtave të njeriut dhe në mungesë të adresës ku do të kërkonin që këto drejta t’u mbrohen, pengjet e Hagës është dashur të hyjnë në grevë urie si masë e skajshme për ta sensibilizuar rastin kurse avokatët për të drejtat e njeriut duhet të padisin rojet e dhunshme, të papërgjegjshme dhe pandërgjegjshme. Standardet më të larta të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut të peronave të privuar nga liria të përmbledhura në “Rregullat e Nelson Mandelës” e që kinse zbatohen në Burgun e Hagës janë improvizim dhe perde tymi për të mashtruar opinionin, asgjë më shumë.
KMDLNj e stërpërsërit reagimin dhe ngre shqetësimin për ata që kanë sy dhe veshë në Kosovë për shkelje brutale të të drejtave të njeriut të pengjeve të Hagës, të gjithë shqiptarë dhe të gjithë shtetas të Kosovës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës,…