Reagon ECPMF-ja për pezullimin e certifikatës së biznesit të “Klan Kosovës”

15 qershor 2023 | 13:22

Për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova, ka reaguar edhe Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias – ECPMF.

“Jemi të alarmuar me vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova. Vendimi bazohet në faktin se një nga pronarët e kompanisë ka përdorur pasaportën e tij serbe për të regjistruar Klan Kosova në Maqedoninë e Veriut, gjë që çoi në dokumente që paraqesin qytetet e Kosovës si qytete serbe. Ato dokumente janë shfrytëzuar për hapjen e selisë së Klan Kosova në Kosovë, gjë që nuk është e ndaluar me ligj dhe asnjë procedurë. Vendimi i qeverisë i analizuar nga ECPMF, i referohet bazës ligjore të gabuar, dhe nuk ka arsyetim të duhur, është marrë nga dikasteri që nuk ka kompetencë për pezullim të certifikatave të biznesit. Për më tepër, procedura e pezullimit të certifikatave të biznesit nuk ekziston sipas legjislacionit kombëtar. Ne besojmë se qëllimi i Ministrisë është mbyllja e Klan Kosova, dhe pajtohemi me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës se kjo është e paprecedentë në historinë e re të Kosovës, dhe synon të diktojë përmbajtjen editoriale të medieve”, thuhet në reagimin e ECPMF-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian ka treguar format e saj në bikine rozë…