Real Madridi eliminon Dortmundin dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube

06 korrik 2025 | 00:09

Real Madridi është gjysmëfinalisti i katërt dhe i fundit në Kupën e Botës për Klube, pasi mposhti Borussia Dortmundin me rezultat 3:2 në çerekfinale.

“Los Blancos” e kryen punën që në pjesën e parë, duke shënuar dy gola të hershëm. Fillimisht, Gonzalo Garcia realizoi bukur në minutën e 10-të, pas një asistimi të Arda Güler. Vetëm dhjetë minuta më pas, Fran Garcia dyfishoi epërsinë për madrilenët, pas një pasimi të shkëlqyer nga Trent Alexander-Arnold.

Ndeshja u qetësua deri në minutat shtesë, ku drama arriti kulmin. Në minutën e 92-të, Beier shënoi për Dortmundin dhe ngushtoi rezultatin në 2:1. Por vetëm dy minuta më vonë, Kylian Mbappé reagoi me një gol të bukur me volej për t’i rikthyer Realit epërsinë prej dy golash.

Në minutën e 98-të, Dean Huijsen u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje ndaj Guirassy, i cili realizoi nga pika e bardhë për të vendosur rezultatin përfundimtar, 3:2.

Me këtë fitore, Real Madridi kalon në gjysmëfinale, ku do të përballet me kampionin e Evropës, Paris Saint-Germain, që më herët e eliminoi Bayern Munichun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miliarderi Elon Musk, ka krijuar një parti të re në…