
Reali: Na u mohuan dy penallti
19 dhjetor 2019
| 13:07
Real Madridi ka reaguar në faqen zyrtare pas ndeshjes ndaj Barcelonën, për dy momentet e ndërhyrjeve në Raphael Varanen në zonën katalunase.
Madrilienët pretendojnë se në dy rastet ekzistuan penalltitë.
“As gjyqtari dhe as VAR-i, nuk i panë dy penalltitë për Varanen”, thuhet në titull. “Francezi pësoi një goditje nga Lenglet dhe dy minuta më vonë u kap nga Rakitiç”, shkruan mes tjerash Real Madrid.