Reali po synon transferimin e Salibas  

29 prill 2025 | 13:09

Real Madridi po synon transferimin e mbrojtësit të Arsenalit, William Saliba, raporton “Marca”.

Presidenti Florentino Perez po përgatitet të bëjë një ofertë serioze për ta sjellë reprezentuesin francez në “Santiago Bernabeu”. Nuk është një sekret që Saliba po shihet si zgjidhja ideale për të udhëhequr mbrojtjen e Madridit nga sezoni i ardhshëm e tutje.

Në ndërkohë Dean Huijsen mbetet një alternativë e mundshme, por Saliba mbetet në krye të listës së dëshirave. 24-vjeçari ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2027 dhe drejtuesit e klubit po shpresojnë se mund ta mbajnë atë, madje po punojnë për t’ia rinovuar kontratën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje të misionit të…