
Reçica: Agim Aliu është kryetari model që Ferizaj ka pasur ndonjëherë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica ka uruar zyrtarizmin e kandidaturës së Agim Aliut për kryetar të Ferizajt nga radhët e PDK-së. Reçica ka thënë se falë udhëheqjes së tij, Ferizaj sot ka një pamje të re dhe standard më të mirë jetese për qytetarët, me projekte që kanë sjellë zhvillim urban, infrastrukturë funksionale dhe një frymë pozitive që i jep qytetit tonë energjinë që meriton.
Poashtu Reçica ka thënë se Agim Aliu është kryetari model që Ferizaj ka pasur ndonjëherë, një model për Kosovën, një lider që punon me zemër, me përkushtim dhe me vizion të qartë për të ardhmen e qytetit tonë.
“Agim Aliu është kryetari model që Ferizaj ka pasur ndonjëherë, një model për Kosovën, një lider që punon me zemër, me përkushtim dhe me vizion të qartë për të ardhmen e qytetit tonë. Ai është shembulli më i mirë i një kryetari që nuk ndalet përballë sfidave dhe që çdo ditë dëshmon se me punë dhe vendosmëri mund të ndryshojmë qytetin për të mirë”, ka shkruar Elmi Reçica.
Postimi i Reçicës:
Në mbledhjen me të gjitha strukturat e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj, u zyrtarizua kandidatura e Agim Aliut për mandatin e 3-të për kryetar të Ferizajt. Ky vendim nuk është thjesht formalitet, por një vazhdimësi e punës, përkushtimit dhe energjisë që Agim Aliu ka dëshmuar me vizionin dhe menaxhimin e tij, duke e transformuar Ferizajn në një qytet modern dhe kampion të zhvillimit.
Falë udhëheqjes së tij, Ferizaj sot ka një pamje të re dhe standard më të mirë jetese për qytetarët, me projekte që kanë sjellë zhvillim urban, infrastrukturë funksionale dhe një frymë pozitive që i jep qytetit tonë energjinë që meriton.
Agim Aliu është kryetari model që Ferizaj ka pasur ndonjëherë, një model për Kosovën, një lider që punon me zemër, me përkushtim dhe me vizion të qartë për të ardhmen e qytetit tonë. Ai është shembulli më i mirë i një kryetari që nuk ndalet përballë sfidave dhe që çdo ditë dëshmon se me punë dhe vendosmëri mund të ndryshojmë qytetin për të mirë.
Bashkë e kemi bërë Ferizajn më të mirë, dhe bashkë do ta vazhdojmë këtë rrugëtim!
Na priftë e mbara!