Reçica: Përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit është e atij që ka dalë i pari në zgjedhje
13 qershor 2025
| 11:04
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka folur për medie para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive.
Ai ka thënë se përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit i takon atij që ka dalë i pari në zgjedhje.
“A është tepruar? Është tepruar. A po ndihemi ne keq? Unë veçanërisht po. A ka mundësi me dalë prej situatës? Po, por përgjegjësia është e atij që ka dalë i pari në zgjedhje”, ka thënë Reçica.



