Reçica takon disa nga doktorët e dëshmuar të Ferizajt
Elmi Reçica, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka takuar disa nga doktorët më të dëshmuar të Ferizajt.
Njoftimi i plotë i Reçicës:
“Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim shumë të frytshëm me disa nga doktorët më të dëshmuar të Ferizajt. Biseda rrjedhi natyrshëm rreth preokupimeve të tyre të përditshme, duke nxjerrë në pah sfidat që i prek çdo qytetar.
Tema kryesore ishte nevoja urgjente për përmbylljen sa më të shpejtë të ndërtimit të Spitalit Rajonal të Ferizajt. Ky projekt nuk është luks, është domosdoshmëri. Është hapësira e punës që u duhet mjekëve dhe shërbimi cilësor që e meriton qytetari ynë.
Diskutuam edhe për sfidat e përditshme: radhët e gjata, mungesën e disa shërbimeve dhe presionin që vjen nga rritja e vazhdueshme e popullsisë. Ishte një bisedë e hapur e sinqertë, me shembuj konkretë nga terreni dhe me pritje të drejta për të ardhmen.
Në veçanti, shpreha falënderimin tim të sinqertë për punën, përkushtimin dhe angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm, të cilin po e bëjnë në kushte shumë të vështira pune, vetëm që qytetarët tanë të marrin shërbim, kujdes dhe ndihmë të merituar.
Takime të tilla më forcojnë bindjen se Ferizaj ka profesionistë të jashtëzakonshëm. Detyra jonë është t’u krijojmë kushte, t’i dëgjojmë dhe të çojmë përpara punët që qytetarët i presin me të drejtë.”




