
Refuzimi i projektit të gazit, Avdullahu: Po hyjmë në një epokë regresive
01 tetor 2021
| 17:26
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për refuzimin e projektit për ndërtimin e infrastrukturës së gazit në Kosovë, të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit e Qeverisë së SHBA-së (MCC).
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosova po hynë në një epokë regresive.
“Refuzimi i projektit amerikanë për gazin nga Qeveria Kurti është një stiker i madh i zi mbi gjeo-politikat euroatlantike të udhëhequra nga ShBA-t. Kështu po hyjmë në një epokë të re por regresive, tashmë pa hezitim e zyrtarizar nga Qeveria aktuale”, ka shkruar Abdullahu.