
Reja: Napoli bëri mirë që e bleu Rrahmanin
17 qershor 2020
| 10:09
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edy Reja, e ka cilësuar blerje të madhe për Napolin transferimin e Amir Rrahmanit.
73-vjeçari, duke folur për radio “Kiss Kiss”, nuk i ka kursyer lëvdatat për Amir Rrahmanin, i cili, sapo të mbyllet sezoni, do të jetë nën urdhrat e Gattusos te Napoli.
“Rrahmani është një futbollist shumë i mirë. Napoli bëri mirë që e bleu. Ka marrë një nga mbrojtësit më të mirë që luajnë në Itali, edhe sepse luan në mbrojtjen me tre”, ka thënë Reja.