Reka: Urime Kosovë, të dua edhe kur më zhgënjen!

12 shkurt 2018 | 15:18

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Reka, ka uruar Kosovën dhe qytetarët e saj në prag të shënimit të dhjetëvjetorit të pavarsisë.

Ai ka thënë se një lindje e rëndë shtetërore, nuk krijoi shtetëformim të lehtë, megjithatë, sipas Rekës, arsyeja dorëzohet para ndjenjave sa herë që afrohet 17 shkurti.

“20 vite pas vetëflijimit të Jasharajve dhe 10 vite pas vetëvendosjes së deklaruar, Kosova po fillon numërimin dyshifror të shtetëndërtimit. Sfidat e brendshme, reflektuan profilin e jashtëm: me njohje të rralluara dhe ca të rikonisideruara. Arti dhe sporti, valonin flamurin shtetëror në botë, derisa shteti i lindur në luftë, merrej me pasojat e saj. Dëbimi i pushtuesit të huaj, nuk e çliroi shtetin edhe nga kapja e brendshme. Fundi i dekadës post-konfliktuale, nuk solli edhe fillimin e fazës post- korruptive. Një lindje e rëndë shtetërore, nuk krijoi shtetëformim të lehtë. Megjithatë, arsyeja dorëzohet para ndjenjave sa herë që afrohet 17 shkurti. Urime Kosovë: të dua edhe kur më zhgënjen!”, ka shkruar Reka në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot…