Reka uron Republikën Demokratike të Kongos për mandatin dyvjeçar në KS të OKB-së

21 janar 2026 | 21:03

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka takuar ambasadorin Zenon Mukongo Ngay, përfaqësues i përhershëm i Republikës Demokratike të Kongos në OKB.

Reka i ka uruar mandatin dyvjeçar të këtij shteti afrikan, si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit.

“Sot takova ambasadorin Zenon Mukongo Ngay, përfaqësues i përhershëm i Republikës Demokratike të Kongos në OKB, për t’i uruar mandatin dyvjeçar të këtij shteti afrikan, si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit. Një takim tejet miqësor”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari Sali Bislimi ka zhvilluar një vizitë disaorëshe në Qendrën…