Rektori i UBT-së realizon vizitë pune në Universitetin e Kembrixhit

05 janar 2018 | 12:18

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, ka realizuar vizitë pune në Universitetin e Kembrixhit, pjesë e të cilës ishte edhe UNDP-ja, ku u diskutuan modalitetet për bashkëpunim ndërinstitucional me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të auditorëve të performancës të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës. 

Për këtë qëllim, Hajrizi ishte pjesë e një punëtorie të përbashkët për harmonizimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve që lidhen me ngritjen e kapaciteteve profesionale të auditorëve të performancës dhe të Auditorit Gjeneral të Kosovës, që do të pasohet me themelimin e një qendre të përbashkët për vlerësimin e kapaciteteve të auditorëve të performancës në Kosovë.

Për të ndihmuar në funksionalizim, UBT-ja ka themeluar edhe qendrën e vet të titulluar “Resilence and Sustainable Development Center”.

Ky projekt është pikënisja e bashkëpunimit mes këtyre institucioneve, me qëllim të realizimit të projekteve të tjera të kësaj natyre, që kanë rëndësi të madhe për rritjen e nivelit të performancës të institucioneve të kyçe në Kosovë dhe më gjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Interit ka hequr dorë nga transferimi i dy…