Reperi Gjiko lirohet nga akuza për dhunimin e një të miture dhe për armëmbajtje pa leje

16 qershor 2025 | 16:35

Reperi Asdren Gjikolli, i njohur më shumë si Gjiko, është liruar nga akuza për dhunim dhe armëmbajtje pa leje, njoftoi avokati i tij, Kujtim Kërveshi.

Avokati Kërveshi ka thënë se vendimi është marrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur.

“Asdren Gjikolli, Gjiko, gjatë procesit të mbyllur gjyqësor është përballë me një situatë të pa qenë, me të cilën është përballur me kokën lartë dhe me pastërtinë e tij të plotë para çdo situate”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Kërveshi ka thënë se “gjykata ka qenë maksimalisht e kujdesshme në vlerësimin e çështjes, dhe ka sjellë një aktgjykim meritor që jemi të bindur se do ta përballoj çdo ankimim ne gjykimin e kësaj çështje në shkallë të tjera të gjyqësorit”.

“Duke qenë se gjykimi ka qenë i mbyllur, rezervohem të jap çfarëdo informacioni që diskrediton detyrën e avokatit apo sistemin tonë të drejtësisë meqë gjykimi ka qenë i mbyllur! Ashtu siç kam deklaruar nga fillimi, Gjiko ka hyrë i pa fajshëm dhe doli i pafajshëm dhe i pastër si loti!”, ka shkruar avokati Kërveshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Art Shahini - Ylli i Ri nga Vushtrria që po…