‘Reuters’: Emisarët e Trump drejt Stambollit për bisedimet Rusi-Ukrainë

13 maj 2025 | 16:13

Agjencia e lajmeve “Reuters”, mbështetur në disa burime të njohura me planet e presidentit amerikan, Donald Trump, ka raportuar se presidenti do të nisë dy emisarë të afërt për në Turqi.

Sipas burimeve, Steve Witkoff dhe Keith Kellog do të jenë pjesë e bisedimeve të mundshme mes Putinit dhe Zelenskyt. Ky lajm vjen pasi të hënën, Trumpi la të hapur mundësinë që ai vetë të jetë pjesë e bisedimeve të mundshme për paqe mes dy vendeve në konflikt.

Kujtojmë se, përderisa Kremlini ende nuk ka dhënë ndonjë përgjigje të qartë për pjesëmarrjen në bisedime me Ukrainën, më herët edhe liderët e Kinës dhe Brazilit shprehën shpresën që këto bisedime të nisin sa më shpejtë.

Kina dhe Brazili, vende anëtare të BRICS së bashku me Rusinë, publikuan një deklaratë të përbashkët duke shprehur shpresën që bisedimet direkte mes Ukrainës dhe Rusisë të nisin sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas agjencisë “Reuters”, ata kanë mirëpritur propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin për të hapur negociatat, edhe pse më herët zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë për gazetarët se “pala ruse vazhdon përgatitjet për bisedimet e planifikuara për të enjten,” duke mos konfirmuar pjesëmarrjen.

Ndërkohë, shefi i stafit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak, ka deklaruar se nëse Putini refuzon të marrë pjesë në bisedimet e paqes në Turqi, ky do të ishte një sinjal përfundimtar që Rusia nuk ka vullnet për të përfunduar luftën.

E ndërsa, komuniteti ndërkombëtar po e sheh takimin e mundshëm në Turqi si një mundësi të rrallë për të nxitur diplomacinë në konfliktin Ukrainë-Rusinë, situata vazhdon të mbetet e paqartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Harry Kane në moshën 31-vjeçare përjetoi emocionin e fitimit të…