‘Reuters’: Putini kërkon ndaljen e zgjerimit të NATO-s për ta ndalur luftën, ka edhe kushte të tjera

28 maj 2025 | 12:01

Sipas tre burimeve ruse të nivelit të lartë, “Reuters” ka raportuar për disa nga kushtet që presidenti rus Vladimir Putin do t’i plotësohen në mënyrë që të përfundojë luftën në Ukrainë.

Nga artikulli i publikuar ekskluzivisht në “Reuters” është thënë se kushtet e presidentit rus. Vladimir Putin për të përfunduar luftën në Ukrainë përfshijnë një kërkesë që liderët perëndimorë të zotohen me shkrim për të ndalur zgjerimin e NATO-s drejt lindjes dhe për të hequr një pjesë të sanksioneve ndaj Rusisë.

“Putini është i gatshëm për paqe, por jo me çdo çmim”, ka thënë një nga burimet, duke kërkuar anonimitet.

Ndërsa, të tre burimet ruse janë shprehur se Putini kërkon një garanci të “shkruar” nga fuqitë kryesore perëndimore për të mos zgjeruar aleancën e udhëhequr nga ShBA-ja, NATO-n, drejt lindjes, çka nënkupton përjashtimin e Ukrainës, Gjeorgjisë, Moldavisë dhe vendeve të tjera ish-sovjetike nga anëtarësimi.

Është bërë me dije se Rusia gjithashtu kërkon që Ukraina të mbetet neutrale, të hiqen disa nga sanksionet perëndimore, të zgjidhet çështja e aseteve sovrane të ngrira ruse në Perëndim, dhe të ketë mbrojtje për rusishtfolësit në Ukrainë.

Ndërsa, sipas njërit nga burimet, nëse Putini bindet që nuk mund të arrijë një marrëveshje paqeje sipas kushteve të tij, ai do të përpiqet t’u tregojë ukrainasve dhe evropianeve përmes fitoreve ushtarake se “paqja nesër do të jetë edhe më e dhimbshme”.

Kujtojmë se, NATO-ja ka deklaruar më parë se nuk do ta ndryshojë politikën e saj të “dyerve të hapura” për shkak të kërkesave të Moskës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka thënë se Asociacioni…