Revista “Arkivat shqiptare”, me përplot gabime gjuhësore dhe logjike

25 shkurt 2024 | 19:08

Javë më parë ka dalë nga shtypi, në përkujdesjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe Agjencisë Shtetërorë të Arkivave të Kosovës, revista “Arkivat shqiptare”.

Ish-kryeshefi i kësaj agjencie, Bedri Zyberaj, në llogarinë e vet në “Facebook” ka reaguar për botimin e saj me përplot gabime gjuhësore dhe logjike. Të shumtë kanë qenë edhe komentuesit që kanë shprehur revoltë ndaj këtij botimi të këtyre dy institucioneve qendrore.

“Një revistë që ka një redaksi të botimit, ka dhe korrektor gjuhësor, të botohet me kaq shumë gabime teknike dhe drejtshkrimore vetëm në një faqe të saj, paraqet një gjë që shkon përtej të pafalshmes.

Pa le që mëton të jetë dhe revistë shkencore”, ka shkruar Zyberaj.

Gazeta “Epoka e re” ka marrë informacione se, sipas Rregullores së Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës,  të gjithë artikullshkruesit dhe të gjithë anëtarët e redaksisë, edhe lektori, do të paguhen për shkrimet autoriale dhe për redaktimin e materialeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar dje zyrtarin policor, Tush…