Rexhepi i bashkohet Kosovës U21

15 korrik 2025 | 13:06

Sulmuesi Rinor Rexhepi është prurja më e re te Përfaqësuesja U21 e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Ademi ka mirëpritur Rexhepin dhe i ka uruar mirëseardhje të Kosova, ndërsa ka shtuar se 18-vjeçari do të jetë vlerë e shtuar për “Dardanët” e rinj. Rexhepi është pjesë e ekipit Randers U19 që bën gara në Superligën e Danimarkës kurse Kosovës do ti bashkohet për kualifikimet e radhës.

“Rinori, sulmues qendror i Randers U19 në Superligën e Danimarkës, vjen me përkushtim, pasion dhe potencial të madh si vlerë e shtuar për grupin tonë për kualifikimet e radhës. Besojmë se ky është vetëm fillimi i një rruge të gjatë dhe të suksesshme me fanellën dardane për Rinorin!”, ka shkruar Ademi në “Facebook”. Në 25 ndeshje të luajtura në kampionatin U19 të Danimarkës, Rexhepi ka shënuar 8 gola për ekipin e Randersit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se është duke…