Rexhepi: Këtë vit ka rënie të numrit të aksidenteve me fatalitet

15 nëntor 2020 | 17:13

Me disa aktivitete simbolike, Ministria e Infrastrukturës bashkë me Policinë e Kosovës, Kolegjin “Tempulli” dhe Asociacionin Kosovar të Motorizimit, kanë përmbyllur javën botërore për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor.

Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi, ka thënë se krahasuar me vitet parakrake ka rënie të aksidenteve me fatalitet.

“I vetmi qëllim është qe t’i sensibilizojmë qytetarët përmes të gjitha projekteve kemi përçuar mesazhin tek qytetarët, me qëllim që numri i viktimave të bie. Është një rënie graduale me vitet paraprake, do të thotë kemi numrin e reduktuar të numrit të aksidenteve”, ka thënë Rexhepi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordet e ndërmarrjeve publike në shumicën e rasteve udhëhiqen nga…