Rezalla, termopile e historisë së qëndresës kombëtare

09 janar 2018 | 11:29

Behram Hoti
(Mal Drenica)

Ditar: Ushtria Çlirimtare Kombëtare 1900-2002

Në Rezallë të Drenicës u zhvilluan shumë luftëra dhe beteja kundër pushtuesve dhe ushtrive osmane, turke sllavo-ruse që synonin t’i pushtonin Drenicën dhe Kosovën. Në analet e pergamenave historike të etnoqendresës kombëtare shqiptare, Rezalla njihet si një ndër lokalitetet më luftarake në Drenicë kundër osmanlive-pashallarëve sejmenëve të mbretit dhe okupatorëve serbo-ruso-sllavë.

Heroika e Rezallës rrjedh denbabaden nëpër shekuj e histori, nëpër epoka e etapat e viteve 1887, 1890, 1912, 1924..1939, 1945 dhe në vitin e madh të UÇK-së 1998-1999… Gjatë këtyre përballjeve banorët e fshatit Rezallë ishin krahu i djathtë i etnoqendresës kombëtare të heroikës së Drenicës…

Mbi etnohistorinë e Rezallës

Rrezalla shtrihet në kodrinoromalishten e bjeshkëve që e përthekojnë. Malet jugperëndimore të Llaushës, që takohen me rrafshnaltën e Permalinës së Rezallës, e cila kufizohet me fshatin Ticë dhe Lugajën e kreshtodushkajën e Tushilës në jugperëndim, si dhe me kodradafshmalishtat pikëtakohen me verilindjen dhe vazhdojnë deri në kufirin me malin e Likocit legjendar historiko-kombëtar… Rezalla ka mbi 2600 banorë, dhjetëra intelektualë dhe qindra shkollarë, ka mjekë dhe kuadro të spikatura që kontribuojnë në mirëgjendjen e banorëve të Rezallës, të Tushilës dhe Makërmalit, që janë lokalitete të nënprefekturës së Rezallës.

Rezalla ka qenë dhe është shqiptare. Burrat e Rezallës u shquan për bujari, trimëri, fisnikëri, mikpritje dhe dashamirësi.
Rezalla së bashku me Likovcin dhe ca fshatra të tjera, njihet për unitet, kohezion kombëtar dhe është nder lokalitet e Drenicës që mbi 50 vjet nuk pati raste të gjakderdhjes apo të hasmërive nder njerëzore. Burrat, urtakët dhe brezat e Rezallës kontribuuan në Lëvizjen e Pajtimit të gjaqeve dhe në shuarjen e hasmërive, me shembullin e tyre të mirë si dhe iu bashkëngjiten Lëvizjeve Çlirimtare për Lirinë e Kosovës dhe të Kauzës Kombëtare.

Të frymëzuar nga brezat pararendës, nga luftëtari i devotshëm Sylë Rezalla, që doli Çaushit të mbretit përpara duke ia bërë me dije se Rezalla dhe Drenica nuk duron okupatorë e kolonë. Zhvilloi luftën ballë për ballë Sylë Rezalla, me sejmenët e Pashait, që synonte ta mblidhte vergin dhe ta shtrinte pushtetin e kajmekamin në Llushë, Rezallë dhe në Drenicë.

Syla vrau Çaushin dhe ca sejmen… Atij i këndohet kënga edhe sot… Burrat e Rezallës janë të njohur për latimin e gurit dhe të drurit, me të cilët ngritën kullat, si kala që ishin katakëmbe, kundër pushtuesve e sidomos kundër hordhive serbosllave…
Rezalla ka një infrastrukturë modeste, sepse pushteti monist titist e la pas shpine plot 50 vjet duke mos trasuar asnjë rrugë, as duke mos shtruar asnjë metër asfalt, si dhe duke nëpërkëmbur popullatën e Permalinës së Drenicës. Por, banorët e Rezallës shpërthyen të gjitha bllokadat e pushtetarëve antishqiptare dhe qëndruan në trojet e tyre iliri-shqiptare, duke mos lëshuar kurrë Drenicën… Lufta e Drenicës e zhvilluar më 1941-1945 e përgjakur tërë Drenicën në përgjithësi, por Rezallën e gjakosu në veçanti. Në këtë luftë legjendare ranë 38 dëshmorë të Rezallës. Në mesin e tyre kishte edhe dëshmorë.

Burrat e Rezallës luftuan për çlirimin e të gjitha trojeve etnike shqiptare. Duke përfshirë Drenicën, Pazarin e Ri, Preshevën e Bujanin dhe Shqipërinë e Jugut, derdhen gjakun edhe në Rugovë dhe në Beranë e Shekullar të Moknës… Duke mos u pajtuar kurrë me kolonë e okupatorë, Rifat Selman Rezalla, në Skenderaj vrau Millovan Gjillasin, babanë e Gjiasit, kolonin që kishte ardhur në Skenderaj më përkrahjen e krajlit serb… Serbia s’e zhbëri dot Rezallën.

Rezalla që nga agu i parë iu përgjigj thirrjes së UÇK-së

Sokolat e malit, të prirë nga komandant Ilaz Dërguti me bashkëluftëtarë e komandantët e tjerë, zhvilluan veprimtarinë dhe artin luftarak në Rezallë dhe morën pjesë në të gjitha ofensivat kundër soldateksës serbo-ruso-sllave.
Janë të lavdishme betejat heroike të luftëtarëve të UÇK-së të Rezalles, në pikat strategjike në Drenicë si: Rezallë, Qirez, Mikushnicë, Runikë, Burojë, Kopiliq etj…

Komandantët dhe luftëtarët e Rezallës morën pjesë edhe në luftimet e Zonës Operative të UÇK-së të Dukagjinit dhe të Shalës, por edhe në shpërthimin e kufirit shqiptaro-shqiptar në Koshare, Rrasë të Zogut, Gorozhup, Lugishtë… Luftëtarëve dhe dëshmitarëve u kujtohet komandant Rambo (alias Vesel Aruç Rezalla) në betejat legjendare të Koshares, me bashkëluftëtarë të devotshëm që hynë në historinë e artit luftarak të ushtrisë Kombëtare Çlirimtare Shqiptare.
Në këto beteja ranë dëshmorë tre arsimtarë Jusuf Brahim Rukolli, Jusuf Rexhep Aruçi, Tafil Kabashi. Ata derdhen gjak në tokën e Rezallës për lirinë e Kosovës… Por, në Rezallë soldateska serbe vrau, masakroi dhe kalli kufoma të të rënëve. Vrau edhe fëmijë, gra e pleq. Rezalla në Luftën Çlirimtare të UÇK-së pati 102 të rënë. Kurat Lal Rukolli, prefekt i nënprefekturës së Rezallës, thotë se përpos 102 të vrarëve nga Rezalla, ushtria dhe policia serbe vrau edhe 13 shqiptarë të tjerë, të cilët ishin mysafirë të strehuar në Rezallë.

Masakra u bë sidomos hapi varrin masiv për të masakruarit dëshmitarë të kësaj masakre kundër popullatës së paarmatosur janë Misim Deli dhe Ismet Rukolli nga Rezalla. Fal aftësisë, gatishmërisë dhe luftës heroike të luftëtareve të Rezallës, të batalionit dhe kompanisë duke cituar: Ilaz Dergutin, Ahmet Zabelin, Mendi Hoxhen, Malush Ahmetajn, Avni Zabelin, Mus Dergutin, Nexhmet Ahmetajn, Mehe Ahmetajn, Hilmi Ahmetajn, Hashit Dergutin, Jahir Dergutin, Fazli Dergutin, Jetullah Deliu, Mehmet Zabeli, Afrim Hashim Gashi, Bedri Gashi, Sami Aruçaj, Sefer Aruçaj, Gazmend Aruçaj. (vëllezër të Rambos).. E luftëtarë të tjerë, Serbia gjeneral Dikonoviq vrau dhe masakroi në Rrezallë 140 shqiptarë.

Ai nuk pati mundësi ta shfarosë Rezallën që kishte halë në sy, qe kur në Deviq, qeveria e Pashiqit e Serbisë i vendosi ugomonë e paraskena serbiane…

Rezalla nuk duhet të harrohet…

Rezalla u përgjak dhe u dogj shtatë herë në histori që nga viti 1913 deri në maj të vitit 1998 – korrik – gusht – shtator 1998, 10 qershor 1999…nga hanxhari dhe zjarri serbo-ruso-sllav. A luftuan edhe mercenarët rusë dhe rumun 90% të shtëpive të djegura dhe duke vërtetuar neglizhencën dhe harresën e faktorët karshi Rezallës, është i arsyeshëm shqetësimi i banorëve të Rezallës të cilët si edhe në tërë Drenicën e përgjakur dhe të shkrumbuar, janë duke mbijetuar në tenda, me pak ndihma e ushqime humanitare… Nëse urgjentisht nuk bënë diçka për t’i dalë në ndihmë, popullatës së Rezallës, mund të përballet edhe me dimër të acartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës është e shqetësuar me informatat…