Rezoluta që u votua në Kuvend: Kosova dhe lufta e saj po gjykohen padrejtësisht në Hagë

03 mars 2022 | 12:02

Në rezolutën të cilën e ka miratuar Kuvendi i Kosovës është përmendur edhe gjykimi i padrejtë që po i bëhet në Hagë luftës së Kosovës. Kjo është hera e parë që Kuvendi i Kosovës merr një qëndrim të tillë.

Ish-eprorët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Salih Mustafa, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati e Pjetër Shala po akuzohen nga Gjykata Speciale në Hagë për krime lufte.

Në rezolutë  është thënë se Serbia s’është distancuar nga krimet e saj në Kosovë dhe s’është distancuar nga krimet.

“Kuvendi i Kosovës përkujton se shteti i Serbisë asnjëherë nuk është distancuar nga krimet dhe gjenocidi në Kosovës, si dhe ende heziton të nxjerrë para drejtësisë kriminelët e luftës. Në vend se Serbia të ishte e dënuara, sot Kosova dhe lufta e saj po gjykohen padrejtësisht”, është thënë në rezolutën e miratuar sot.

Kuvendi i Kosovës me 94 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim ka miratuar rezolutën ku dënohet agresioni i Rusisë në Ukrainë.

Kuvendi i Kosovës me rezolutë dënon agresionin rus në Ukrainë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë e cila dënon…