 
                    ‘Rezonanca’ bëhet sponsore e Klubit të Hendbollit “Prishtina”
                08 shkurt 2024
                |  23:12
            
        Akad. Prof. Dr. Ramadan Idrizaj dhe Akad. Prof. Dr. Arian R. Idrizaj MD, Rektor i kolegjit Alma Mater Europaea Campus College ‘Rezonanca’, organizuan një takim rëndësishëm sot me Edin Kolgeci, Kryetar i klubit të hendbollit Prishtina. Në këtë takim, u shpalos një hap tjetër në bashkëpunimin e ngushtë mes institucionit arsimor dhe klubit sportiv.
Presidenti Acad. Prof. Dr. Ramadan Idrizaj dhe Rektori Acad. Prof. Dr. Arian R. Idrizaj MD shprehen gatishmërinë për të mbështetur Klubin e Hendbollit Prishtina në të gjitha fushat e nevojshme.
Në një nismë të bashkëpunimit, kolegji Alma Mater Europaea Campus College ‘Rezonanca’ ka vendosur të ofrojë një donacion dhe sponsorizim për klubin e hendbollit për sezonin 2023/24.
 
 
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        